Spanjolli Markez, “pole” në Austin…

Marquez, Grand Prix Of The Americas, 2017

● Në Çmimin e Madh të Amerikës, piloti spanjoll i paraprin Rosit dhe Kratshlout

Mark Markuez është fitues i “pole position” në garat e treta të botërorit në Moto GP, që do të zhvillohen sot në pistën Austin në Tekssas të Amerikës. Piloti i Hondës Hrc shënoi kohën në 2’03 “787,  përpara pothuajse tre të dhjeta (+0.287) nga Yamaha e Valentino Rosit, ndërkohë që Kel Kratshlou me Honda LCR u rendit i treti me (+0.360) më tepër.

Për kampionin e botës, pilotin spanjoll Markes, ky ishte “poli” i 54-t i tij në karrierë dhe i dyti në radhë. Në përfundim të provave, ai u shpreh: “Jam i lumtur me atë se si shkuan gjërat sot. Ishte një ditë e çuditshme, unë jam i lumtur për polin. Kishte kaq shumë erë, kështu që motoçikleta mezi mbahej. Shpresoj që gjatë garës koha të jetë e përmirësuar dhe të mos ketë erë si sot. Gjithsesi sot gjithçka shkoi mire, une fitova “polin” që ishte edhe qëllimi. Rosi i dyti? Do të jetë interesante, e pabesueshme. Valentino është një pilot gjithmonë shumë i fortë, ai do të luftojë për fitoren”, – tha Markez pas provave në Austin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!