Muzaka: Kastrioti? Mobilizim maksimal…

Gjergji Muzaka ka qenë i përzgjedhuri nga kampi korçar për të folur në prag të ndeshjes me Kastriotin. Mesfushori kryeqytetas që luan për Skënderbeun, në fjalën e tij deklaroi se ndaj krutanëve duhet një mobilizim akoma më i madh se ndaj rivalëve të tjerë.

Kjo, edhe për të përballuar agresivitetin e Kastriotit, por edhe për ta mbyllur ndeshjen me sukses. Muzaka u bëri apel shokëve, veçanërisht atyre veteranë, për ta udhëhequr ekipin në vazhdimin e kampionatit, ku sipas tij, mundësitë janë për ta arritur Europën.

Ndeshja me Kastriotin: “Për situatën që ne ndodhemi me mungesën e rezultateve, është një ndeshje e madhe dhe kërkon një vlerësim më të madh se sa ekipeve rivale. Kjo sepse mobilizimi ndaj ekipeve të mëdha vjen vetvetiu, ndërsa ndaj Kastriotit duhet të gjesh vetë dhe duhet të jetë më i madh. Në këtë aspekt merr dhe një rëndësi më të madhe kjo ndeshje”.

Objektiva për të arritur:  “Jemi në një moment që nuk duhet të qajmë çfarë është bërë sepse fundi është afër dhe kemi objektiva për të arritur. Ne jemi gati pavarësisht  rezultateve ne kemi qenë agresivë. Nëse Kastrioti është ekip agresiv dhe kërkon pikë , ia kthejmë në të njëjtën monedhë”.

Morali i skuadrës: “Besoj që trajneri në këtë pikë ka pasur të drejtë, sepse përgjegjësia e lojtarëve me të vjetër të tërheqin shokët e skuadrës. Rezultatet e dobëta na kanë ulur moralin dhe duhet të shohim vetëm para për objektivat dhe arrihen nga Europa dhe Kupa. Fundi është pranë dhe duhet shtysë e madhe,” – ka deklaruar Gjergji Muzaka në konferencën për shtyp në prag të takimit me skuadrën krutane.

Në dielën, në orën 18:45, në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës do të zhvillohet takimi Skënderbeu-Kastrioti, i vlefshëm për javën e 29-të të Superiores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!