Mançini, por dhe yje në “San Siro”…
Trajneri i Italisë, Roberto Mançini ishte në “San Siro” në ndeshjen Milan-Lazio, për të vëzhguar nga afër performancat e shumë “axurrëve” në fushë: Imobile dhe Acerbi te lacianët, Kalabrian dhe Romanjolin te milanezët.
Por veç Mançinit, të pranishëm në “San Siro” ishin edhe mjaft yje të familjes kuqezi. Para fillimit të ndeshjes, në stadium Andrij Shevçenkos iu rezervua një mirëseardhje e ngrohtë.
Trajneri i Ukrainës hyri përkrahu me drejtorin e zhvillimeve strategjike të Milanit, Paolo Maldinin, me të cilin ka fituar Champions League në vitin 2003, dy simbole krenarie të “djajve” kuqezi…