Botas, i pari në Kinë

Valteri Botas me Mercedes, do të niset i pari nesër në mëngjes në pistën e Shangait. Ky është verdikti pas provavë zyrtare të zhvilluara mëngjesin e sotëm në Kinë.

Me kohën 1’31″547, finlandezi mbrrin në polin e shtatë në karrierë. Në krah të tij, shoku i skuadrës anglezi Ljuis Hamilton.

Ferrari, edhe pse bëri shumë për të qënë kryesues në nisje, duhet të bëjë llogaritë nga vija e dytë. Si Fetel, ashtu dhe Leklerk, nisen pas Mercedesit. Mark Verstapen i pesti me Red Bull.

Ndërkaq, Sebastian Fetel, piloti numër një i kokëkuqes, duke folur pas provave zyrtare, tha se dy pilotët e Mercedes, janë shumë të shpejtë në kthesa dhe kjo situatë, iu ka dhënë atyre avantazhin në nisje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!