Skënderbeu, “gjahu” i radhës për krutanët…

Kastrioti, bashkë me “të kuqtë” e Partizanit, janë “kampionët” për vitin 2019. Në 10 ndeshje të zhvilluara, ata, si askush tjetër, kanë grumbulluar nga 20 pikë.

Pasi ka mposhtur 1-0 Luftëtarin, një nga rivalët e garës për mbijetesë, trajneri Bledar Devolli i krutanëve, ka vënë në shënjestër Skënderbeun. Edhe pse e vlerëson mjaft skuadrën korçare, gjirokastriti Devolli, shpreh besim se do ta kalojë me sukses edhe transfertën e Korçës.

“Kemi probleme të vogla me dy lojtarë që shpresojmë t’i rikuperojmë dhe të jemi të plotë. Nëse ata janë gati dhe bëjmë lojën tonë, siç edhe ka ndodhur në javët e fundit, do ta kalojmë me sukses edhe këtë transfertë delikate”, – deklaroi trajneri i krutanëve për “RTSH Sport”.

Bledar Devolli e vlerëson mjaft Skënderbeun: “Janë një klub i organizuar, kanë kualitete dhe lojtarë me shumë cilësi që kanë dalë edhe kampionë ndër vite. Duhet që ta zotërojmë e topit, madje të shfrytëzojmë çdo episode, apo dhe goditjet standarde. Me ndihmën e Zotit shpresoj shumë që edhe këtë pengesë ta kalojmë me sukses dhe të marrim maksimumin nga kjo transfertë,” – u shpreh gjirokastriti i Kastriotit.

Të dielën e 14 prillit, në orën 18:45, në Korçë do të zhvillohet takimi Skënderbeu-Kastrioti, i vlefshëm për javën e 29-të të Superiores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!