Panuçi, trajneri i Romës… por asaj B!
Ish-trajneri i Kombëtares, italiani Kristian Panuçi do të jetë jetë tekniku i Romës. Jo se do të zëvendësojë dhe do të ulet në vendin e Eusebio Di Françeskon, siç u përfol kur ai ishte drejtuesi i kuqezinjve të Shqipërisë.
Panuçi, së bashku me ndihmësin e tij Marko Kaseti, do të jenë pjesë e klubit të Romës, por do të drejtojnë skuadrës B të romanjolëve, U-23, e cila do të regjistrohet sezonin e ardhshëm në Seria C, ashtu si ka vepruar Juventusi këtë sezon.
Kësisoj, pavarësisht dështimit në drejtimin e kuqezinjve të Shqipërisë, drejtuesit e klubit të Romës, i kanë besuar trajnerit Kristian Panuçi, një projekt të rëndësishëm siç do të jetë Roma U-23, skuadër që do të ketë synim edhe edukimin e të rinjve me kulturën sportive, por edhe furnizimin e skuadrës së parë me elementë të rinj, – shkruan media italiane.