Ylli i NBA-së, i lodhur nga thikat pas shpine

Me një njoftim të papritur, Mexhik Xhonson ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij, si president i Los Anxheles Lejkers, klubit më të njohur të basketbollit amerikan.
Përpara mediave, ish-ylli i basketbollit NBA-së dhe atij botëror, tha se “është i lodhur nga thikat pas shpine” dhe shtoi se nuk donte të hiqte nga puna trajnerin Luk Ualton që aktualisht drejton ekipin e Lejkësave. Gjithashtu, në fjalën e tij ai shtoi se nuk ishte i lumtur në postin e presidentit.
Këtë sezon pritej më shumë nga Los Anxheles Lejkërs, pasi në skuadër erdhi Lebron Xhejms, por sërish nuk u arrit kualifikimi në fazën e “play-off”-it. Ky zhgënjim nuk mund të anashkalohet.