Markez: Jam gati, Austini – stili im!

● Të dielën e 14 prillit, Çmimi i Madh i Amerikës në pistën e Austinit në Teksas. Gara e 3-të e botërorit në Moto GP

“Çdo vit në Austin ka gjëra të reja për të kuptuar dhe përshtatur. Kishim pak kohë për t’u çlodhur midis një gare në tjetrën, por jam gati të rinisem”.

Kështu është shprehur kampion i Hondës, Mark Markez, përpara Çmimit të Madh të Amerikës, gara e tretë e kampionartit botëror në Moto GP, i planifikuar për t’u zhvilluar të dielën e 14 prillit në pistën e Austinit, Teksas.

“Kjo është një nga pistat e mia më të preferuara”, – ka thenë spanjoli në një deklaratë në faqen e internetit të Hondës. “Këto gara anti-orar gjithmonë duket se i përshtaten stilit tim Edhe pse në të kaluarën kemi arritur shumë suksese, ne do të punojmë ashtu siç bëjmë gjithmonë dhe do të përpiqemi të mbetemi të përqendruar. Çdo vit kur shkon në një pistë ka gjëra të reja për të kuptuar dhe përshtatur”.

“Pas zhgënjimit në Argjentinë, jam i gatshëm të rikthehem përsëri dhe të vazhdoj përsëri”, – ka thënë shoku i ekipit, spanjoli Horge Lorenco, që u rendit i 12-ti në garën e fundit. “Megjithëse rezultati nuk e ka provuar, ne kemi bërë përparim të mirë dhe jemi duke e kuptuar gjithnjë e më mirë motorin. Ndihem shumë i fortë me Hondën”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!