Stefano Pioli, “lan duart” me Fiorentinen

Fiorentina në krizë dhe zgjidhja vjen nga pankina. Pas disa rezultateve negative, trajneri i vjollcëve Stefano Pioli, ka paraqitur dorëheqjën.
Janë burime pranë teknikut të cilat e quajnë fakt të kryer largimin e teknikut, por për të qënë gjithçka zyrtare, duhet pritur deklarata e klubit por dhe ajo e vetë trajnerit.
Fiorentina aktualisht mban vëndin e dhjetë në serinë “A”, ndërkohë që objektivi europë duket me “dylbi”. Largimi i 53 vjeçarit, shihet si mundësi e mirë për pasuesin i cili që tani, pritet të nisë konturimin e skuadrës së re. “Do ta mësoni shpejt“,-tha para pak minutave emiliani, ndërsa po largohej drejt banesës së tij.