Montela, trajneri i ri i Fiorentinës

Mungon vetëm zyrtarizimi, që me gjasa do të bëhet nesër, por është e sigurtë që Vinçenzo Montela do të jetë trajneri i ri Fiorentinës. Kontrata do të jetë për një vit e tre muaj, me opsion edhe një vit tjetër, deri në fund të 2021-it.

Pas dorëheqjes së Stefano Piolit, drejtuesit e klubit fiorentin nuk janë lodhur shumë për të gjetur zëvendësuesin. Për 44-vjeçarin Montela, ky do të jetë një rikthim, pasi më herët, ai e ka drejtuar për tri vite Fiorentinën.

Madje, nga klubi “vjolë” tekniku roman u katapultua drejt stolit të Milanit apo Sevijas në Spanjë, ku puna e tij nuk ka patur shkëlqim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!