Calja, nënkampion Europe në Batumi

Briken Calja i jep 3 medaljet e para Shqipërisë, 1 të artë dhe 2 argjendi. Nesër në pedanën e europianit, peshëngritësit tanë Erkand Qerimi dhe Daniel Godelli, nga të cilët priten medalje të tjera…

Briken Calja, kampioni shqiptar i shtangës, ka fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes në peshën 73kg, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë. Në stilin e shkëputjes, Calja e mbylli garën me 156 kg pas tri provave.

Në provën e tretë, ndërsa Calja e kishte siguruar medaljen, shtangisti kuqezi tentoi 160 kg, për të vendosur rekord të ri europian, teksa nuk ia doli dot. Një nxitim nga vetë kampioni, por dhe nga trajneri që kapërceu nga 156 kg në 160 kg.

Ndërkaq, në dygarësh, Briken Calja nga Shtërmeni, e mbylli garën me 339 kg, por pa mundur të shpallet kampion Europe. Vëndi i parë i takoi bullgarit Bozhidar Andrev, që në stilin e shtytjes ngriti 192 kg teksa në dygarësh 345kg, duke vendosur një rekord të ri europian.

Shtangisti shqiptar, edhe pse dëshironte më shumë,  mbajti lart dinjitetin e Shqipërisë, ndërsa fitoi  një të artë dhe dy argjendi.

 Nesër në pedanën e Batumit, do të ngjiten Godelli dhe Qerimaj./sporti.im/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!