Kosova, gati të ndyshojë “look”

Me paraqitjet e fundit, përfaqësuesja e Kosoves, ka treguar se e ardhmja e “dardanëve”, është në rrugë të mbarë. Së fundi, Federata e Futbollit të Kosovës , përpos mbështetjes gjithpërfshirëse të skuadres së Shaland, po mendon të ndryshojë dizajnin e fanelave të përfaqësueses.
Në fakt,”FFK”, kishte planifikuar të ndryshonte dizajnin e fanelave përpara startit të kualifikueseve Euro 2020, por ndeshja e parë ndaj Bullgarisë (1-1) ofroi pamje të uniformave të së shkuares.
Kompania në kotratë “Fourteen”, prodhuesja e uniformave të Kosovës, shpreson t’i prezantojë kostumet e reja para ndeshjes me Malin e Zi.