Tragjedi! Një golfist gjendet i vdekur…

Lajme të këqija vinë nga Kina: golfisti Arie Iravan u gjet i vdekur në dhomën e tij të një hoteli në ishullin kinez të Hainanit.

28-vjeçari ishte pjesëmarrës në një turne ndërkombëtar që po zhvillohej në këtë vend. Autopsia do të jetë e nevojshme për të sqaruar shkaqet e vdekjes: aktualisht hetuesit flasin për “shkaqe të dukshme natyrore”.

Alarmi për tragjedinë u dha nga shokët e dhomës së Arienit, të cilët u shqetësuan që ai nuk po lëvizte nga shtrati dhe thirrën ndihmën e shpejtë. Pas 45 minutash përpjekje për ta ringjallur atë, Iravan u shpall i vdekur nga mjekët.

“Është një lajm i tmerrshëm, – lexohet një shënim nga PGA Tour Series China, – që na prek të gjithëve. Trishtimi është i thellë. Ngushëllimet më të sinqerta për gruan dhe familjen e tij”.

Arie Iravan ishte një golfist profesionist që nga viti 2013. Malajziani 28-vjeçar kishte fituar edhe dy gara ndërkombëtare më 2015.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!