Kutinjo, qëndroj në Barcelonë
Filipo Kutinjo largon zërat për një largim të mundur nga blaugranët.
Menjëherë pas fitores ndaj Atletiko Madrid, ndërsa braziliani u paraqit mjaft mirë, ka thënë se dëshiron të qëndrojë gjatë në klubin e Barçes. I intervistuar nga Sunday Mirror, 26-vjeçari deklaroi se pavarisht rendimentit të muajve të fundit, ai e do katalunjën.
“Koka ime është Barcelona. Nuk kam ndërmend të kthehem në Premier Ligë. Viti i dytë në Barcelonë dhe kam fituar trofe. Dua të tjerë”, – tha Kutinjo që me sa duket, i pëlqen të fitojë Championsin e sivjetëm.