“Norma” e Mesit, 40 gola çdo sezon!
● “Pleshti” i Barcelonës, për një dekadë ka shënuar çdo sezon mbi 40 gola! Shifra mbresëlënëse: Kristiano Ronaldo dhe Pele u ndalën në 9, por jo me radhë, Gerd Myler në 7…!
Lionel Mesi ka vendosur një tjetër rekord. Përveç perlës në ekzekutimin e goditjes të lirë, argjentinasi shënoi një ngjarje mbresëlënëse me fitoren e dyfishtë ndaj Espanjolit: për sezonin e 10-të radhazi pandërprerje, ai ka tejkaluar shifrën e 40 golave zyrtarë! Askush në histori nuk ka arritur të bëjë të njëjtën gjë.
Ashtu siç ndodh shpesh në këto krahasime, rivali i tij kryesor është Kristiano Ronaldo, i cili në 9 sezone e ka kapërcyer këtë “pengesë”, por jo me rradhë.
Me apo pa ndonjë partner prapa tij, rregullsia e Mesit për të shënuar nuk ka njohur vjeshtë apo dimër. Më parë ai kishte Ksavin dhe Injestës pas tij, tani nuk i ka më ata, e megjithatë, kjo nuk duket se bën shumë ndryshime për të.
Leximi i këtyre shifrave është shumë interesant, sepse në këto 10 vite “Pleshit” ka tejkaluar mesataren e 50 gola, me një rekord absolut prej 73 golash në sezonin 2011-12.
Gjithçka filloi me Pep Guardiolën, i cili në vitin 2008 filloi aventurën e tij epike me Barcelonën dhe menjëherë zgjeroi talentin, si një goleador të këtij futbollisti xhevahir që i ishte vënë në dispozicion.
Në sezonin 2008-2009 Mesi (16 dhe 17 gola kishte në dy sezonet e mëparshme) arriti në 38, ndërsa vitin e ardhshëm me 47 gola filloi kjo seri, kjo “normë” e jashtëzakonshme golash, që ende vazhdon.
Edhe në futbollin e kaluar tifozët kanë parë golashënues të shkëlqyeshëm. Por mjaft prej tyre kanë luajtur më pak, ndërkohë që edhe statistikat ishin më pak të sakta.
Pas shpatullave të Mesi dhe Kristiano Ronaldos, për të gjetur të tretën në këtë renditje të veçantë, duhet të kthehemi disa dekada pas, për të folur për Pelen, që mund ta tejkalojë pjesën e Kristianos me 40 gola në 9 sezone, por më shumë të shpërndara në vite sa se portugezi.
Pastaj vjen Gerd Myler, një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, që arriti rekordin 40 gola në 7 sezone. Për hungarezin Ferenc Pushkash sezonet mbi 40 gola kanë qenë 5.
Në një futboll më modern, polaku Robert Levandovski i ka tejkaluar 40 golat për 3 herë, ndërsa Zllatan Ibrahimoviç ka kaluar këtë “normë” në 2 raste dhe “Fenomeni” Ronaldo vetëm një herë ka tejkaluar kuotën e 40 golave në një sezon.
Ata janë shifrat ato që e rrisin më shumë idenë e madhështisë së Lionel Mesit? Ndoshta është e mjaftueshme për të parë vetëm një nga lojërat e tij për të hequr çdo dyshim…