Marcelo te Juvja, dëshirë apo realitet?…

Mbrojtësi brazilian Marcelo dhe Juventusi janë gjithnjë e më larg ndërmjet tyre. Pavarësisht presionit nga miku i tij, Kristiano Ronaldo, për ta marrë atë në Torino në verë, tani janë kthyer gati-gati në një ëndërr.

Mbrojtësi brazilian do të vazhdojë të luajë në Real Madrid, ku tani ka gjetur hapësirat e munguara para pak kohësh.

Për ta bërë atë të ndryshojë mendjen, sipas revistës prestigjoze spanjole “As”, ishte rikthimi i trajneri francez Zinedine Zidane në stolin e “merengësve”, pas muajve të vështirë nën menaxhimin e teknikut Solari.

Kësisoj synimi për t’i veshur një fanelë bardhezi edhe brazilianit Marcelo, që është ndër miqtë e ngushtë CR7 në radhët e mbretërorëve të Madridit, për “Zonjën e vjetër” kthehet më tepër në një dëshirë se sa realitet, qoftë edhe në verë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!