Ndreu: Ndeshja e vitit, Rama në pikëpyetje…


Tekniku i Kukësit Ramazan Ndreu, shpalos platformën në prag të supersfidës.

Kukësi sot në Pezë-Helmës në seancën e fundit përpara se skuadra verilindore të marrë rrugën drejt Shkodrës. Të dytët e kampionatit aktual, i kanë shtuar kërkesat për takimin e nesërm me kryesuesin Partizani dhe për të mbetur në garë për titullin deri në fund, dëshirojnë tri pikët.

Trajneri i ri i skuadres Ramazan Ndreu tha sot paradite për “Sporti IM”, se pret një lojë argëtuese, të përkthyer në tri pikë. Krutani, hoqi pak ditë më parë kostumin e drejtorit menaxherial të Kukësit, ndërsa pas largimit të Cungut, iu ngarkua detyra e teknikut të parë.

Ai shpjegon se ka në plan të hedhë në fushë më të mirët, duke besuar fort, tek elementët që ka në dispozicion. Kërkohet mbështetje nga tifozeria që sipas Ndreut, luan rol të madh në karikimin e lojtarëve të tij. Gjithashtu ai tha se ka një pikëpyetje të madhe sa i përket Valdet Rames.

Do stërvitemi në Pezë-Helmës, ndërsa në plan kemi disa ushtrime të lehta të karakterit shkrythës. Natyrisht, rikthimet në grup të disa futbollistëve, janë garanci për të bërë zgjedhje të mira, por përveç Shametit, një tjetër futbollist i projektuar si titullar, Rama, duket se na prish disi planet. Valdeti, ka pasur probleme shëndetësore dhe është në pikëpyetje.

Në 16 00, do të nisemi drejt  Shkodres. E konceptuar si ndeshja e vitit, pavarësisht ndonjë shqetësimi, Kukësi ka përgatitur jo vetëm grupin për të qënë i gatshem, por dhe axhendën e plotë të kësaj përballje delikate. Presim tifozë. Skuadra në pikën kyçe të sezonit, natyrisht që duhet mbështetur edhe nga lojtari “numer 12”.

Jam shpresëplot, se skuadra do përgjigjet. Premio për fitoren? Mund të ketë ndonjë premio ekstra, por kjo i mbetet orëve që pasojnë dhe nuk është në dorën tonë. Primare për ne si  drejtues teknikë dhe skuader, të përmbushim detyrimet tona,” – deklaroi Ramazan Ndreu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!