Empoli në rrezik, vjen Andreazoli

????????????????????????????????????

 Ecuria e dobët këto javë vendimtare në serinë A, i ka bërë drejtuesit  e  Empolit të Veselit, të ndërrojnë trajner.  

Skuadra fqinje e Fiorentinës, aktualisht gjendet vetëm një pikë mbi zonën e rënies, ndërkohë që pesë takimet e fundit të toskanëve, kanë prodhuar tri humbje, një fitore dhe një barazim. Në klubin e Empolit është bërë zyrtar  largimi Bepe Iakinit.

Ai që pritet të konfirmohet në krye të stolit të ekipit të Frederik Veselit, është 55-vjeçari Aurelio Andreazoli. Vendimtar në këtë lëvizje duket se ka  shërbyer fakti që Emploi humbi të hënen me Romën.

Klubi ka plane afatshkurtëra dhe takimi me rivalin direkt të dielën në “Kastelini” me Frosinonen, i ka vënë në lëvizje drejtuesit. Dhe ku ka më mirë si një ish. Andreazoli e ka drejtuar me sukses Empolin gjatë edicionit 2017-18.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!