Maradona në këmbë, Federatë gënjeshtare

Maradona ngrihet mbi gjithçka dhe thumbon anembanë. Madje për Federaten Argjentinase të Futbollit, pas humbjes në miqësore të Argjentines me Venezuelen, “Il pibe d’oro”, e ka dhe më rëndë.
58-vjeçari kampion bote me Argjentinen, ndalet dhe thotë: “Është budallallëk të mendosh fitoren. Skuadra nuk meriton fanellen. Ndihem argjentinas dhe më vjen shumë keq për popullin, i cili beson ende në gënjeshtrat e federatës argjentinase,”- u shpreh i ndinjuar sot Diego Armando Maradona.
Tashmë, pas tymnajes së radhes, pritet reagimi i federates nga Amerika e Jugut. Humbja në “Vanda Metropolitano” të Madridit me Venezuelen 1-3, edhe pse një test miqësor, ende nuk është kapërdirë… nga legjënda