Shqipëria “flet shqip”, fitore klasike…

Andorrë – Shqipëri 0-3 (Sadiku 21′ , Balaj 88′, Abrashi 90’+6)

Shqipëria flet “shqip” në të dytën ndeshje kualifikuese për Euro 2020. Ndaj Andorrës amatore, skuadra e Ervin Bulkut kthen buzëqeshjen momentale të kuqezinjve teksa në mikroshtetin iberik, arriti  të shënojë tri herë. Fitorja i shkon më së shumti vetë teknikut tiranas, i cili për herë të parë në krye të një kombëtarjeje, merr si kartolinë, fitoren e trefishtë në gola.

 Ndeshja:

 Nis furishëm për Shqipërinë. Myrto Uzuni që në minutën e parë, devijon një top që ndalet në shtyllë. Ngulmimi vijon pa kompromis e në fund, gafa e portierit vëndas dhe rrjeta “alla Sadiku”, që kthehet te goli, duke shënuar të 12-in me fanelen e kombëtares.

Shqiptarët, të mbështetur nga qindra fansa në shkallë, ruajnë supermacinë dhe krijojë të tjerë raste. Megjithatë pas pushimit, skuadra mike bie në rendiment aq sa “torot” e vegjël, shohin më shumë nga gjysmëfusha shqiptare.

Ndryshimet në formacion nga Bulku janë në kohën e duhur dhe mekanizmat, rinisin të marrin kuotat e fillim takimit.

Finalja, e tëra e kuqezinjve. Sërish një gabim i mbrojtjes dhe Bala i “etur”, me qetësi dhe fat, ndëshkon Andorrën për herë të dytë. Është e 88-ta. Por për t’i dhënë më shumë kuptim suksesit dhe konfirmuar se zëvëndësimet e Bulkut,ishin të duhura, vjen dhe goli i tretë shqiptar.

Këtë radhë Memushaj ekzektuton mjeshtërisht një goditje dënimi nga jashtë zone me topin që ndalet në shtyllë. Përgjon Abrashi, i cili me shpejtësi gjen topin me kokë, duke e adresuar për herë të tretë në kuadrat. Shqipëria mbyll bukur, shifrat shprehin madheshti. Por ishte…Andorra.

 Ervin Bulku, trajneri Shqipërisë, pas ndeshjes deklaroi:

“Çunat dhanë maksimumin dhe zhvilluan një ndeshje të mirë. Kam qenë njeriu më i afërt, si me De Biazin dhe me Panuçin. Nuk duhet t’i hedhim poshtë sepse kam qenë bashkëpunëtor. Me Panuçin kemi menduar më shumë për ndeshjen me Turqinë, kemi diskutuar më pak për Andorrën, po të ishte në vendin tim, ndoshta do të bënte zgjedhje si unë. Mendoj se morëm atë që duhej, ky rezultat na kënaq. Kjo fitore duhej të merrej me çdo kusht, me çdo mënyrë, e kishim përgatitur që rezultati i vetëm ishte fitorja.  Djemve u thashë që jemi të detyruar ta fitojmë, çdo ndeshje tjetër mund të humbej, por sot nuk mund të dështonim.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!