Trajneri Dede starton me barazim…

Kuqezinjtë e U19, nuk shkojnë më tepër se 1-1 me bashkëmoshatarët e tyre të Maqedonisë së Veriut

E ndërsa Superiorja ia ka lënë vendin ndeshjeve zyrtare të kombëtares dhe U-21, një tjetër ndërkombëtare u luajt nga kuqezinjtë e moshave.

Këtë radhë bëhët fjalë për një miqësore, e cila u luajt sot në stadiumin “Skënderbeu” mes Shqipërisë U-19 dhe Maqedonisë së Veriut U-19.

Trajnerët respektivë patën luksin të shohin thuajse të gjithë të grumbulluarit, teksa gjatë lojes ata që garuan në fushë ia dolën të shënojnë nga një gol.

Fillimisht në avantazh miqtë, të cilët shënuan me anë të Todorovskit në minutën e 12-të. Rron Broja, për kuqezinjtë, në të 60-tën minutë ballancoi takimin, i cili nuk ndryshoi kah deri në sinjalizimin e fundit të gjyqtarit.

Trajneri Nevil Dede, në takimin premierë në krye të stolit të kuqezinjve të rinj U-19, nuk ia doli të fitonte. Gjithsesi, edhe pse takimi i tij ishte miqësor, të paktën futbollistët e rinj U-19, nuk u mundën si pararendësit e tyre ndaj Turqisë, qoftë ata të rritur, qoftë edhe ata U-21.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!