Boks: Marku, suksesi në dy “dekika”…

Florian Marku mban lart krenarinë shqiptare në botën sportive. Në “York Hall” Londër, Marku pati përballë boksierin sllovak Ivan Godor, teksa me suksesin e arritur në pak minuta, i dërgoi në dy fitoret si profesionist.
Mbrëmja e së shtunes në ringun e Londres u ndoq nga shumë shqiptarë me banim në Angli.
Sinjalin që mbrëmja magjike i përket Markut, u pa që në raundin e parë, ndërsa boksieri ynë e hodhi dy herë në tapet sllovakun Godor.
Nokaut teknik në të dytin dhe historia mbyllet shpejt me Florian Markun triumfues, i cili garon në “welterweight” ( 66.6 kg e poshtë).
Dhjetorin e kaluar, Marku startoi si profesionist me suksesin në premierë, ndërsa mundi me nokaut teknik që në start, serbin Nikola Janiçieviç.