Euro 2020: Shqipëria në seancë, ka optimizem

Kombëtarja kuqezi, pas kalvarit të udhëtimit drejt shtetit të vogël iberik, më së fundi ka gjetur qetësinë. Pas akomodimit në hotel, disa orëve pushim të detyruar, të besuarit e Ervin Bulkut, janë stërvitur në fushen e stadiumit të Andorrës.  Shqipëria, edhe pse mori kritika të shumta nga i gjithë spektri sportiv  në vënd, në seancen e sotme, duket se ka gjetur qetësinë e momentit pasi shumë nga futbollistët, kanë shfaqur shënja të mira jo vetëm në terren me seancën e dites por dhe më pas në ambientet e akomodimit.

“Sporti im” pasqyron përmes fotove çastet e përgatitjeve të pasdites, situaten më të re të kombëtares tonë në “Andorra la Vella”, teksa në program është ndeshja me vëndasit e principates së vogël.

Humbja në miqësore më 17 prill 2002 (2-0), mund të jetë e largët por pas humbjes me Turqinë në shtëpi dhe largimit të ish-teknikut Panuçi, asgjë nuk mund t’i lihet rastësisë. Edhe Andorra në start të “Euro 2020” e nisi me humbje. Në shtëpi, u kalua nga  Islanda 0-2.

Me çfarë u pa sot, Bulku dhe Mema, pritet të kenë bazë për zyrtaren futbollistët: Berisha,Gjimshiti, Aliji, Hysaj, Ajeti, Abrashi, Xhaka, Memushaj, Grezda, Balaj, Sadiku. Gjithsesi,ende herët për të vëndour…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!