Ermal Toti, “hakmarrje” ndaj ish-trajnerit…

E ndërsa gazetarja sportive Vilma Masha nga Andorra raporton për “Super Sport”, lidhur me atmosferën e kombëtares tonë gjatë dites së sotme, një ndërhyrje nga studio, e kolegut të saj Ermal Toti, duket se ka shkaktuar habi në studion e Tiranës.
Gazetari teksa komunikoi “live” me Mashen, tha se skuadra jonë kombëtare, duhet të fitojë jo vetëm për objektivat e saj, por dhe për t’i treguar ish- trajnerit Panuçi, se kuqezinjtë kanë shumë më tepër kualitete nga sa ai ka menduar.
“Kombëtarja duhet të fitojë. Jo vetëm për veten e saj por dhe për t’i treguar Panuçit se Shqipëra është tjetër skuader,” – tha Toti shqiptar.
Ndërkaq, Masha, ka treguar në detaje axhendën e kombëtares tonë, duke thënë se trajneri Bulku, iu ka dhënë më shumë mundësi për të ndjekur nga afër Shqipërinë.