Post-Turqia: Uzuni e Bala duan mbështetje…

Nga Durrësi, kuqezinjtë e sulmit Balaj dhe Uzuni, premtojnë kthesën.

Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni, dolen pak çaste më parë në një konferecë për shtyp. Të dy sulmuesit shfaqen objeksionet e tyre lidhur me humbjen dramatike mbremë me Turqinë, ndërkohë që nuk ngurruan të kërkojnë mbështetje nga tifozet dhe deklaruan se duhen fitore radhazi, për të mbetur në garë për një biletë.

 Nga Durrësi, si shkodrani ashtu dhe  beratasi, besojnë se me lëvizjet e reja në drejtim, skuadra do kthehet te normaliteti. Ata shprehen njëzëri se pas pësimit të golit të dytë, skuadra e humbi qetësinë dhe se gjithçka u vendos nga ai gol i Çanhanoglu në të 55’.

Uzuni shtoi se pozicioni i tij në fushë, nuk luan shumë rëndësi. Sipas ish- futbollistit të Laçit, te Dinamo Zagreb, 23-vjeçari alternohet herë në linjë,  herë në majë të sulmit, çka bën që lojtari i momentit në kombëtare, të mos ketë ankesa gjatë aktivizimit me kuqezinjtë.

 Bekim Balaj, në sytë e mijëra tifozëve shkodranë,mori një asist të pastër nga Uzuni ndeshjen e mbrëmshme në të 14’, por në çastin ideal, nuk arriti të konkretizojë.


Uzuni, gjatë pjesës së parë ishte ndër më të dalluarit në formacionin “famëkeq’ të ish teknikut Panuçi, ndërkohë që sikurse beratasi dhe Ismajli gjatë këtij fraksioni,u përpoq të krijonte siguri në repartin e mbrojtjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!