Lika lë Vllazninë, gradohet provizorisht Osja

Safet Osja zëvëndëson Hasan Liken te Vllaznia. Së paku deri pas takimit të së shtunes Shqiperi – Turqi.

Tekniku kryeqytetas, një ndër më të mirët në fushen e trajningut në vënd, duket se do të largohet drejt Amerikes dhe nga sot ka ndërprerë punen me kuqeblutë. Zyrtari Suad Lici ka shpjeguar asyet, ndërsa konfirmon se Safet Osja, do të udhëheqë shkodranët deri në një vendim të ri.

“Trajneri Hasan Lika, kërkoi leje largimi për arsye migrimi dhe ne e respektuam në mirëkuptim të plotë. Punuam me një profesionist. Klubi ynë e falënderoi për kontributin e tij, ndërsa për zëvendësuesin, strukturat e klubit, do të vendosin javën e ardhshme, pas ndeshjes së kombëtares me Turqinë. Për momentin, Safet Osja do të zhvillojë përgatitjet me skuadrën”, tha Suad Lici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!