Vllaznia drejt Superiores, Bylisi mban larg Besën…

Këtë fundjavë janë zhvilluar edhe takimet e javës së 20-të të kampionatit të Kategorisë së Parë, ose të dytat e fazës së tretë.

Të shtunën, si në grupin A, ashtu edhe në grupin B, u luajtën takimet midis skuadrave që luftojnë për në “play-off”, pra kush do të ngjiten në kampionatin e Superiores, ndërsa të dielën u zhvilluan përballjet midis skuadrave që garojnë në “play-out”, çka nënkupton rënien nga kampionati i Kategorinë së Parë.

Edhe pse gara në këtë kampionat kërkon edhe 6 javë ndeshje për të përfunduar, mund të thuhet se Vllaznia në grupin A, është skuadra që thuajse e ka siguruar një “biletë” per pjesëmarrje në Superiore sezonin e ardhshëm. Ndjekësja e afërt, Erzeni, ka një diferencën prej 11 pikësh ndaj shkodranëve.

Në grupin B, gara është më e ashpër dhe ajo është përqëndruar kryesisht midis Bylisit, që ndiqet nga Besa me 3 pikë më pak.

Në luftën për “play-out”, në grupin A, skuadra e Vorës mbyll renditjen me -5 pikë nga Shënkolli, ndërsa në grupin B, gara është përqëndruar midis Elbasanit dhe Turbinës së Cërrikut, ku diferenca midis tyre është vetëm me 1 pikë.

Përfundimet e arritura në kampionatin e Kategorisë së Parë, për javën e 20-të janë:

Gara për t’u ngjitur në Superiore (Play-off)

GRUPI A

Vllaznia – Dinamo 1-0 (Zhunior 60′)

Erzeni – Korabi 0-2 (Hoxha 49′, 72′)

Besëlidhja – pushim

GRUPI B

Bylis – Oriku 2-1 (Bajramaj 54′, Guindo 69’/Kuqi 45+1′)

Besa – Lushnja 3-1 (Mziu 4′, Onhu 47′,72’/ Allkanjari 74′)

Egnatia – pushim

Gara për të zbritur nga Kategoria e Parë (Play out)

GRUPI A

Veleçiku – Vora 2-1

Burreli – Iliria 1-1

Shënkolli – pushim

GRUPI B

Pogradeci – Turbina 1-0

Apolonia – Elbasani 4-1

Tomori – pushim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!