CR7, në mëshirë të UEFA-s…

● Ylli portugez i juventinëve ofendoi tifozët e Atletikos! Rregullorja e UEFA-s është e qartë në këtë pikë, provokimi i tifozëve kundërshtarë dënohet me skualifikim

Juventinët ende vazhdojnë të përjetojnë euforinë e kualifikimit ndaj Atletikos së Madridit për në çerekfinalet e Champions League.

Mbi të gjitha, performancën e shkëlqyer të Kristiano Ronaldos, i cili jo vetëm shënoi 3 golat e kualifikimit, por ishte edhe lideri që mori për dore dhe kapërceu ylberin me “Zonjën e vjetër” italiane në një mbrëmje magjike.

Veç tani ylli portugez i juventinëve ndodhet në telashe. Në përfundim të takimit të së mërkurës, CR7 bëri një gjest të pahijshëm ndaj tifozëve të Atletikos, gjest të cilin e kishte bërë në ndeshjen e Madridit trajneri i spanjolëve, Diego Pablo Simeone.

Për këtë veprim, UEFA ka nisur hetimet për Kristiano Ronaldon. Specialistë të ndryshëm shprehen, se nëse Simeone ia hodhi lehtë me një gjobë prej 20 mijë eurosh për gjestin që bëri pasi nuk ofendoi askënd, për portugezin situata është ndryshe.

Kristiano Ronaldo, këtë gjest e bëri para tifozëve spanjolë. Rregullorja e UEFA-s është e qartë në këtë pikë, provokimi i tifozëve kundërshtarë dënohet me skualifikim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!