Kupa e Botës për klube, “sipari” nga SHBA…

Kompeticioni më i ri, i quajtur Kupa e Botës për klube, pritet të zyrtarizohet nesër në USA. Në raportimet zyrtare të mediave sportive të dites së sotme, theksohet se FIFA,do të zhvillojë nesër një takim punë në Majemi, por mundësia që gjatë këtij takimi të aprovohet edhe Kupa e Botës për klube, duket fakt i kryer.

Madje qarkullojnë edhe datat e startit dhe mënyrës organizative. Sezoni i parë  me gjasë, do të organizohet nga 17 qershori deri më 4 korrik të vitit 2021, ndërsa vendi ku do të zhvillohet turneu nuk është përcaktuar ende. Ajo që është  menduar mirë, lidhet me numrin e ekipeve pjesëmarrëse. Ata do të jenë 24 dhe kampionati do të zhvillohet një hërë në katër vite…

Sakaq, FIFA, do ta miratojnë  programin në mbledhjen e radhës, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, topi do të vihet në “rënd”, për të lëvizur për peshat e “rënda’ Në këtë mënyrë, bie kupa e Konfederatave e cila praktikisht po kundërshtohet  me forcë nga UEFA. Ekipi i parë me koeficënt të lartë në botë, Barcelona, ka shprehur hapur aprovimin e këtij projekti të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!