Enis Gavazaj, nga Rusia në Bjellorusi…

Mesfushori kuqezi, ish-futbollisti i Skënderbeut, Enis Gavazaj, të enjten e ardhshme, më 21 mars, ka ditëlindjen. Mbush 24 vjeç.

Por ky nuk është gëzimi i vetëm i djaloshit nga Prizreni, i cili që në nisje të sezonit u huazua në radhët e skuadrës Jenisei, me synimin që klubi rus t’i blinte kartonin Skënderbeut dhe ta bënte Gavazajn “pronë” të tij.

Por nuk qe e thënë. Mesfushori kuqezi Enis Gavazaj, që luan në krahun e majtë të fushës, nuk pati hapësirat e nevojshme për t’u aktivizuar me skuadrën ruse, drejtuesit e së cilës në fund të vitit nuk e përfshinë më atë në planet e tyre.

Mesfushori kosovar Gavazaj nuk pranoi të rikthehej sërish në radhët e Skënderbeut dhe gjatë kësaj kohe ai ka tentuar të gjejë një skuadër jashtë Shqipërisë. Dhe ia arriti.

Pas një prove prej disa javësh, mesfushori kuqezi Enis Gavazaj, mësohet ka nënshkruar një kontratë me skuadrën bjelloruse Dinamo të Minskut.

Lajmin për zyrtarizimin e marrëveshjes e ka deklaruar vetë klubi i Dinamos së Minskut, nëpërmjet një postimi në Facebook. “Urojini fat dhe mirëseardhjen lojtarit më të ri në klub”, shkruhej në postimin e skuadrës bjelloruse. 

Mesfushori Enis Gavazaj, në vijim të sezonit i cili nuk ka nisur ende në Bjellorusi, do të luajnë në një kampionat, ku kundërshtar do të Elis Bakajn, një tjetër ish-mesfushor kuqezi, i cili i ka të konsdoliduara pozitat e tij në futbollin bjellorus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!