Zidan rikthehet zyrtarisht te Reali

Francezi zëvendëson Solarin e shkarkuar. Kontrata deri në 2022

Zinedin Zidan kthehet në krye të Real Madrid. Ky është lajmi i fundit  nga kampi merengues. 

Florentino Perez, presidenti i klubit, ka njoftuar paraprakisht se ka shkarkuar Solarin. E pati anonçuar  kapiteni Ramos paradite, teksa pati deklaruar se argjentinasi i kishte orët e numëruara dhe tani, ky  version është bërë fakt.

Siç duket, në kampin madrilen, “vullkani” ka shpërthyer dhe mbretërorët nuk kanë duruar gjatë. Siç raportohet nga Spanja, “Zizu” ka nënshkruar menjëherë një kontratë me klubin më të famshëm në botë, deri në vitin 2022.

Francezi shkëlqeu si futbollist në radhët e Realit, por si trajner i kaloi të gjitha parashikimet, duke e dërguar Real Madrid drejt triumfeve të njëpasnjëshme.

Kthimi i Zidan, duket se ka kthyer për momentin qetësinë te skuadra elitë, ndërsa paraprakisht, ka lumturuar miliona fansa të 13-të herë kampionëve në Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!