Shulku: Mund të tërhiqemi…

Sekretari i Përgjishëm i FSHF-së, apel për bashkëpunim
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, shtyrë nga ngjarjet e Kamzës, ndërsa u dhunua gjyqtari Eldorian Hamitaj, ka deklaruar sot, se kampionati është në fije të perit. Sipas numrit dy të institucionit më të lartë të futbollit, precepitimi i dhunës në përmasa të tilla, i ka kaluar të gjitha caqet.
Tone të ashpra nga Shulku lidhur për situatën dhe raportin që Policia e Shtetit ka me eventet sportivë. Ai tha se Policina e Shtetit, i bën një trajtim selektiv klubeve gjatë sfidave të futbollit. “Pavarësisht takimeve dhe shqetësimeve të shumta që i kemi ngritur policisë, asgjë nuk është bërë. Pas çdo rasti kemi kërkuar marrjen e masave, por sërish asgjë”, – ka thënë mes të tjerash zyrtari i lartë i federatës, teksa hedh në tavolinë “bombën”. “Nëse nuk ndërhyhet shpejt, atëherë do të shohim mundësinë e ndërprerjes së kampionatit,” – deklaroi Ilir Shulku.
Por dhe pse Sekretari i Përgjithshëm paralajmëron precedentin e ndërprerjes së aktivitetit, çka do të përbënte dështimin gjithpërfshirës, pritet që komisionet e disiplinës të operojnë me shpejtësi.
Për rastin e Kamzës, ndërsa ka pasur dhe ndalime të pjesëtarëve të klubit të periferisë së Tiranës, pati reagime të shumta nga shumë faktorë të botës së sportit. Solidarizimi me sportin pa dhunë duket se ka shërbyer për t’i vënë “fre” njëherë e mirë këtij fenomeni aspak të denjë të shoqërisë shqiptare. Dhe organizatorja e garës, duket se është vënë në lëvizje…