Princesha Kati, trajnere “e paaftë”…

Askush nuk ka dyshim për rolin që ka futbolli si sport në Angli. Ai është më popullori, duke e anashkaluar faktin, se nga ishulli britanik, mbarë bota e ka eksportuuar këtë lojë magjike.
Nga kjo “sëmundje” nuk ka shpëtuar edhe familja mbretërore viktoriane…
Javën e kaluar, gjatë një vizite mbretërore në Irlandën e Veriut, Kati Middleton takoi një grup fëmijësh irlandezë, me të cilët luajti futboll në stadiumin “Windsor Park”.
Dukesha e Kembrixhit u gëzua jashtë mase kur pa sesa të talentuar ishin fëmijët, sa me pasion luanin ata, madje ajo u shpreh se ishte kishte mësuar shumë nga kjo eksperiencë.
Kate u premtoi fëmijëve, se kur të kthehej në shtëpi, do të përpiqet që t’u mësonte diçka prej tyre djalit të saj të madh, princit Xhorxhi, i cili është i pasionuar pas futbollit.
Sipas Katit, djali i saj Xhorxhi, kur ajo e shoqëron në fushën e futbollit, i ishte drejtuar një herë: “Mami, ti nuk di fare,” lidhur me aftësitë për futbollin.
