Kroacia, Daliç prurje të reja…

Nënkampionët e botës: Në program, dy sfida kualifikuese gjatë marsit për “Euro 2020”!

Kroacia, nënkampionia e botës në fuqi, nis të bëhët gati për dy ndeshjet e radhës zyrtare. Në program ndeshjet për kualifikueset e kampionatit europian të 2020-ës me Azerbajxhanin dhe Hungarinë.

Me azerët, Kroacia do të matet me 21 mars në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, ndërkohë që me hungarezët, kombëtarja e Daliç, do të përballet pas tri ditëve me 24 mars.

Për këto takime, ish-trajneri i Dinamos së Tiranës, Zllatko Daliç, ka bërë me dije sot, se përpos listës me bërthamën e grupit të “Rusi 2018”, për dy sfidat e marsit, do të përfshijë në listën me 24 futbollistëve dhe disa lojtarë të tjerë.

Sipas raportimëve të fundit nga kampi kroat, Marina Leovc (Dinamo Zagreb), Bornu Barishiç (Rejnxhers) dhe portieri Simona Slugu (Rijeka), janë risitë e këtij grumbullimi.


Ballkanasit bëjnë pjesë në grupin “E” dhe konsiderohen favoritët kryesorë për të kaluar në fazën finale. Përpos Hungarisë e Azerbajxhanit, në grup me Kroacinë gjenden dhe Uellsi dhe Sllovakia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!