Tirana ka “harruar” të humbasë…
Nga Shpëtim Gjoshi
Barazim me Partizanin, më parë 2 barazime me Teutën dhe Luftëtarin, por edhe 3 fitore me Skënderbeun, Kukësin e Kamzën…
Viti 2019 ka diçka unike në këtë sezon për tiranasit që kanë fshirë humbjet nga kalendari. Më shumë se mënyra qëndron substanca.
Sepse, pavarësisht se janë zënë ngushtë ndaj Teutës dhe Luftëtarit, bardheblutë me bilancin 12 pikë nga 18 të mundshme, kanë riorganizuar renditjen.
Nëse vazhdimësia e performacës është tashmë një mirazh shumëngjyrësh, së paku, Tirana deri tani ka prodhuar një vazhdimësi rezultatesh.
Por tani është e nevojshme që për të ecur në të njejtin sens, edhe këtë muaj pa humbje, kërkohet kujdes dhe maturi, çka mund të shërbejë si bazë që në ardhmen të ndërtohet diçka më e qëndrueshme .