Dhuna zbret në fushë, në Kamëz goditet gjyqtari
Kamza-Laçi 1-1
Degjeneron në dhunë post-ndeshja e luajtur në Kamëz mes Kamzës dhe Laçit. Pre e saj ka rënë gjyqtari kryesor Eldorian Hamiti dhe ndihmësit e tij, ndërsa pas sinjaizimit për fundin e takimit, mbyllur 1-1, persona të paautorizuar u futën në fushë dhe goditën disa herë lezhianin.
Në fakt, shkaku duket se ka qënë penalltia e akorduar në minutat shtesë të duelit në favor të kurbinasve. Përplasja e Avdylit me Fangaj, me këtë të fundit që përfundon në tokë, u konsiderua penallti, çka ka irrituar pa masë vëndasit dhe mbështetësit e ekipit të perifërisë së Tiranës.
Pas shumë minutave, trupa e gjyqtarëve u pozicionua në skajin verior të stadiumit, me shpresën se forcat e sigurisë, të largonin tifozerinë.
Edhe pse shifrat teknikë u fiksuan 1-1, rasti i paprecedentë me dhunimin e gjyqtarëve, mund t’i kushtojë rëndë Kamzës në rrugën e saj për qëndrim në elitë.
Ndërkaq, evidëntohet dhe njëherë dështimi për të organizuar takime sportive pa praninë e forcave të rendit. Uzurpimi i fushës së Kamzës, i frikshëm.
Kamza e kishte shansin e fundit për të mbetur në valle për shpëtimin. Nisur këtu, grupi i tenkikut Stojku u hodh në fushë i bindur se ndeshja, ka rëndësi të veçantë. Në fakt minutat e para flasin për Laçin, por më kalimin e minutave, Kamza fiton terren dhe bëhet e rrezikshme përpara. Megjithatë, pjesa e parë mbyllet pa gola, duke lënë gjithçka hapur në fraksionin e dytë.
Për të ardhur në minutën e 56-të teksa Sebino Plaku, pasi ka marrë një top nga e djathta, krijon hapsirën dhe me të majtën e tij, finalizon me gol. Të shokuar nga disavatazhi, bardhezinjtë fillojnë ofensivën e dëndur drejt portës së Avdylit. Gjeografia e aksioneve kurbinase, përfshin thuajse të gjithë futbollistët dhe ateherë kur u mendua se Kamza e fitoi takimin, mbrojtësi i dalluar i Laçit, Fangaj, fiton një penallti. Ishin minutat shtesë. Nga 11 metra, paraqitet Najdenov, i cili me klas e potencë, barazon shifrat.