Reali për “shami” të bardha…

La liga, Real Madrid – Barcelona 0-1

Barcelona gjunjëzon brënda tri ditëve Realin e Madridit. Më herët, në të kthimit të Kupës së Mbretit, ndërsa sonte, në të njëjtin vënd, “Bernabeu”, për “La liga”. Blaugranët e Mesit e dërgojnë përfundimisht në “ferr”.

Fitorja erdhi nga një gjuajtje e kalibruar e kroatit Ivan Rakitiç gjatë pjesës së parë. Të kota protestat e aq më tepër ndërhyrjet e ashpra të tipit “Ramos”. Gjunjëzimi i “galaktikëve” shkoi deri në poshtërim.

Lamtumirës së paralajëruar në “La liga”, teksa pikët pas kësaj sfide, bëhen thuajse të paarritshme edhe matematikisht, i bashkohet turpshëm eliminimit të mesjavës në kupë.

Sirenat e alarmit, në shtëpinë e të “urtit” Perez. Troç, presidenti e ka mbushur “Kupën”. Gabimet në staf, ato në merkato, e kanë dërguar Real Madrid, buzë greminës.

Qahet me dënesë Ronaldo. Bejl, Isko, Marselo, ndoshta dhe Asensio e Navas, me valixhe në duar. Për shamitë e bardha, mos të mendojë askush.

Radha e tifozëve…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!