Kukësi: Fitore dhe presion kreut
Në “Elbasan Arena”, verilindorët pa vuajtje ndaj Luftëtarit 3-0
Në ndeshjën e dytë të javës, Kukësi i vëndit të dytë, arrin të bëjë detyrën në “Elbasan Arena”. Barazimi i djeshëm mes Tiranës dhe Partizanit, shërbeu si një asist për verilindorët, të cilët ndaj Luftëtarit, e nisi i gjithi në sulm.
Shënoi dy gola në fraksionin e parë dhe më pas, administroi. Në pjesën e dytë, gjirokastritët iu afruan disa herë portës së Frashërit, por sulmi bluzi, nuk pati efikas, armën deçizive të repartit ofensiv-sulmin.
Kur kanë mbetur dhe 12 javë, Kukësi pas suksesit të sotëm, ngushton diferencën me vendin e parë në 6 pikë. Pa një stadium, përfaqësimi i verlindorëve si pritës deri në fund, është parashikuar pikërisht stadiumi “Elbasan Arena”.
Luftëtari i Ahmatajt thyhet thellë në shifra, por ndaj Kukësit, sidomos në fraksionin e dytë, ka bërë një lojë për t’u admiruar. Megjithatë pas takimit, elbasanasi i gjirokastritëve, ka vënë theksin se skuadra luajti vetëm 45 minutat e dyta dhe se përgjegjësia për dështimin, është e tij.
Sidoqoftë, përpos prononcimit të teknikut pas ndeshjes, me kontigjentin dhe vendosjet në fushë, Ahmataj duket se është jashtë këtij deklarimi. Ishte humbja e parë e Ahmatajt që kur mori drejtimin e të “gurtëvë” gjatë janarit.
“Përgjegjësia për rezultatin mbetet në anën time. Ekipi nuk ishte i përqëndruar, dukë lënë shumë hapsira e dalë nga detyrat. Skuadra dukej e gjatë dhe futbollistë të caktuar, bënë gabime sistematike. Kam faj, sepse më takon mua si trajner ta mbledh skuadrën dhe të gjej ekuilibrat. Luajtëm pjesën e parë më të dobët që kur kam marrë drejtimin, bëmë ndryshime më pas, por nuk patëm rrezikshmëri para portës kundërshtare”.
Ndërkohë tekniku i Kukësit Armando Cungu ka folur jo vetëm për paraqitjen e skuadrës kryesisht në pjesën e parë, por dhe mënyren se si Kukësi u vendos në të dytën, ndërsa thotë se pas shifrave 2-0, filloi të mendojë për ndeshjet flakë” që e presin skuadrën verilindore në vijim.
“Ndeshje të cilën e zgjidhëm që në pjesën e parë. Ushtruam presion dhe shënuam dy gola të bukur. Në të dytën, pritej që kundërshtari të ndryshonte stil, por dhe ne lëshuam terren. Arsye e fortë pse u sollëm kështu, ishte fakti që patëm rezultatin në duar dhe filluam të menxhojmë forcat për të qenë sa më mirë në takimet e ardhshme.
Për ne, nëse mund të shprehëm kështu, nisin ndeshjet “flakë”. Gjithsesi në fund të ndeshjes, shënuam golin e tretë me Ramën. Futbollist me cilësi shumë të lartë. Mora mesazhe shumë të mira prej tij dhe skuadrës në tërësi,”- Cungu.