Rosell, 11 vite burg për korrupsion

Ju kujtohet ish-presidenti i Barçës, Sandro Rosell, i cili në vitin 2014 dha dorëheqjen e posti i tij, pas akuzave dhe aferave në transferimin e brazilianit Nejmar në radhët e klubit katalas?

Ai, që pas dorëheqjes nga drejtimi i katalanasve, ka jetuar dhe punuar në Brazil, ndërkohë që nga maji i vitit 2017, ndodhet në qelitë e paraburgimit në Madrid.

Sandro Rosell akuzohet për pastrim parash në bashkëpunim me ish-presidentin e Federatës Braziliane të Futbollit, Rikardo Teixeira.

Prokurorët e çështjes, në procesin gjyqsor që ka nisur sot në Madrid rreth këtij skandali financiar, kanë kërkuar dënimin e Sandro Rosellit me 11 vite burg dhe një gjobë prej 59 milionë eurosh.

Në qendër të hetimeve të kryera për Rosell, ka qenë një marrëveshje e nënshkruar në vitin 2006 nga ai dhe Teixeira, me një kompani me seli në Ishujt Kajman, për të drejtat televizive të 24 ndeshjeve miqësore të përfaqësueses braziliane.

Dyshohet se nga kontrata 15 milionë eurosh, ish-presidenti brazilian Teixeira ka përfituar 8.4 milionë euro, ndërsa familja Rosell 6.6 milionë euro.

Ka dyshime gjithashtu, se Sandro Rosell ka përfituar në mënyrë të paligjshme edhe 5 milionë euro nga një kontratë sponsorizimi të “Nike” për kombëtaren braziliane.

Procesi gjyqësor ndaj Sandro Rosell në Spanjë pritet të zgjasë deri në fund të marsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!