Mosbindja, 220 mijë euro?!
Portieri Kepa Arrizabagal i Çelsit i ka hedhur paq, pas gjestit të tij në finalen e Kupës së Ligës ndaj Mançester Sitit, ndeshje të cilën londinezët e humbën 4-3 pas ekzekutimit të 11-metërshve.
“Blutë” e Londrës e kanë gjobitur spanjolin vetëm me 220 mijë euro për mosbindjen ndaj vendimit të trajnerit Sarri për ta zëvendësuar Kepën.
Kjo shumë, që është vetëm sa paga javore e portierit, për të cilin Çelsi shpenzoi 80 milionë euro, do të kalojë për llogari të fondacionit londinez që do ta shpërndajë për bamirësi.
“Bëra një gabim të madh në mënyrën sesi administrova situatën”, tha pas këtij vendimi në një komunikatë portieri spanjol Kepa. “Do të marr mësime nga ky episod dhe do të pranoj çdo lloj dënimi apo sanksioni”, shtoi më tej ai.