Shkëlqen Latifi, tripletë

Sulmuesi i kombëtares, Liridon Latifi, ishte ylli i takimit dhe i ka siguruar një biletë për në çerekfinale skuadrës së tij Akademia Pushkash.

Në ndeshjen e kthimit ndaj Paks FC, për turin e 1/16-tave të kupës së Hungarisë, edhe pse luante jashtë fushës së tij, sulmuesi shqiptar Lafiti ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer, duke u bërë autor i një triplete, që i siguroi kualifikimin për në çerekfinale ekipit të tij.

Në këtë takim, veç golave të realizuar, sulmuesi kuqezi Liridon Latifi, dëshmoi edhe një formë të mirë sportive që është duke kaluar në radhët e skuadrës hungareze.

Në ndeshjen e parë në Budapest, Akademia Pushkash ishte mundur 2-1.  

Paks FC – Akademia Pushkash 1-3
Shënues
: Lenzser 17’ / Latifi 23’, 76’, 82′ (p.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!