Luftëtari, thyen Teutën

 Java e 23-të e superiores, pas ndeshjës hapëse mes  Skënderbeut  dhe Tiranës, vijoi sot me duelin e gjirokastrës  teksa Luftëtari vëndas, u përball me skuadrën  më  në  formë të momentit-Teutën e durrësit.  Nën sytë e shumë tifozeve vëndas, Julian  Ahmataj, me të  besuarit  e  tij, dhuruan një  takim dinjitoz  dhe  falë  ideve  kreative  të  teknikut elbasanas, formacioni bluzi, ia  doli  të marrë  fitoren e dëshiruar.

 Minutat e  takimit  të  mesditës, prodhuan lojë të  kujdesshme të  vëndasëve,  të cilët kaluan  përpara  me  një  gol spektakolar të Donald Rapos. Por  kur Teuta u kthye  në lojë, dhe  ushtroi presion përpara portës  së Luftëtarit, një tjetër  “hero” rrëmben  skenën. Ishte portieri Shkëlzen Ruçi I cili me  penalltinë e  pritur ndaj Prognit, u kthye  në  lojtarin e  ndeshjes, duke mbajtur fort avantazhin e Rapos.

 Me  këtë fitore, skuadra e  Ahmatajit, iu largua ndjeshem zonës  së  ftohtë duke  ua  lënë  vëndet  që  të  dërgojnë  një  kategori më poshtë, pikërisht  Kastriotit  dhe Kamzës. Të  dyja  këto  ekipe, kanë  një  ndeshje  më pak.  Luajnë  nesër në mesditë, ndërsa  do të  përballen respektivisht ndaj dy skuadrave që  mbajnë  vëndet  lart  në  tabelë- Laçit dhe Kukësit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!