Faza e tretë, skuadrat njihen me shortin.

Në Grupin “A” të Kategorisë së Parë, me gjasë, nesër përcaktohet kalendari i plotë i fazës së tretë. Peng mban takimi i shtyrë mes Besëlidhjes dhe Korabit, e cila për shkak të kushtëve klimaterike (erës së fortë), nuk u zhvillua.

Sigurisht, Vllaznia e diferëncuar me gjashtë pikë nga ndjekësja më e afërt Erzeni, qëndron një”hap” përpara dhe kthimi në elitë, duket formalitet.

Grupi B, u vendos që sot, teksa rivaliteti pas vendosjes përfundimtare në tabelë konsiderohet i madh.

Pesëshja e parë, në Grupin “B”, pritet të dhurojë rivalitet të fortë për vetë faktin, se të gjitha skuadrat, Bylis, Besa, Lushnja, Egnatia dhe Orikumi, kanë dëshmuar se janë të interesuara fort për të marrë bileten e vetme që dërgon në elitë.

Diferenca mes Bylisit e Besës, pretendenteve kryesore të grupit, nga 7 pikë, reduktohet në 4 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!