Guardiola, vjen trofeu i parë sezonal.

Mançester Siti u kurorëzua ekipi fitues “League Cup”,  teksa triumfoi ndaj Çelsit pas 11-metërshave. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën pa gola.

Starti dhe gjithë pjesa e parë e dominuar nga “Qytetarët”, të cilët dominuan në mbajtjen e topit dhe në lojë. Në të dytën u pa një Çelsi më pozitiv, të cilët krijuan dhe raste në fundin e ndeshjes, por Pedro dhe Kante, nuk u treguan të qetë.

Kështu, ndeshja u mbyll pa gola dhe gjithçka kaloi në kohën shtesë. E njëjta situatë dhe në shtesë, teksa në fund, u  desh të kalohej tek “ruleta  ruse”-penalltitë. Siti fitoi 4-3.

 Trofeu i parë i shkoi skuadres së Guardioles. Për Çelsin dhe Sarrin, ditë të vështira…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!