Shqipëri e madhe në Spanjë fati shfaqet me dy kahe…

Miqësore në Barcelonë: Spanjë- Shqipëri 2-1

Shqipëria prezantohet si e madhe në RCDE të Barcelonës ndaj gjigandëve të Spanjës. Një duel me Furitë e Kuqe që ktheheshin pas afro dy dekadave për të luajtur para publikut katalanas. Dhe Reja deomos krahasimisht me një “ujk” të vjetër, bëri çorap formacionin duke hedhur në fushë futbollistët më të mirë të mundshëm.

Me Spanjën që shtyn në çdo centimetër, kuqezinjtë arritën të mernin vetën vetëm nga mesi i fraksionit të parë. Broja protagonist dy herë rrezikshëm me inisitaivat individuale. Një top i tij drejt Cikalleshit pak më i fortë se duhej…

Kur e dyta vjen e “han kohën” spanjollët shënojnë me Ferran Torres. Me hyrjen në fushë të Uzunit (ndoshta gabimi i trajnerit që luajti aq gjatë me dy pyka si Broja dhe Cikalleshi), ofensiva kuqezi ishte më kërkuese.

Është pikërisht sulmuesi i Granadës ai që me fat e dërgon topin në rrjetë kur luhej e 85-ta. Lot gëzimi për Uzunin dhe disi përgjumje në 30 metrat e fundit të skuadrës së Shqipërisë. E gjitha fill pas barazmit që do të kishte qëndruar historik… Një gol në shtesë nga Dani Olmo shuajti ëndrrën e kuqezinjëve për të marrë barazimin. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!