Mitaj i Al Itihad, mbrojtësi kuqezi tani… ‘verdhezi’

sportiim2

Hap goxha interesant për mbrojtësin kuqezi Mario Mitaj. Lojatri 21 vjeçar huazohet nga Lokomotiva Moskë drejt Ligës saudite me mundësi që në fund të edicionit klubi i ri të blejë kartonin e tij.

Shok skuadre me Benzema, N’Golo Kante e Fabinjo, Mitaj do të luajë përballë yjeve të mëdhenj si Ronaldo, Sadio Mane, Brozoviç, Nejmar, Mitroviç, Zhoa Kanselo etj.

Ndyshim kolosal edhe në pagë Tani Mitaj do të marrë 3 milion euro në sezon ndërsa kartoni i tij vertitet te 5 milionë.

From Moscow to Jeddah 🛬

— Al-Ittihad Club (@ittihad_en)Mario Mitaj is with Al-Ittihadpic.twitter.com/OSh8lVxDB0September 3, 2024

?>