Hysaj: Provë e madhe ndaj një skuadre të madhe

Hysaj: “Nesër për mbrojtjen do të jetë një test i madh sepse Spanja është një skuadër e madhe që bën lojë të shpejtë”.

Kapiteni Hysaj një ditë para testit me Spanjën në Barcelonë, u ndal te forca e kundërshtarëve që kanë përballë nesër dhe nënvizoi se skuadra duhet të jetë kompakte për të bërë një paraqitje të rëndësishme.

Hysaj:

“Normal që eshte një ndeshje shumë e bukur për të gjithë, ҫdo lojtar dëshiron të jetë në fushë. Për ne është një karikim shumë i madh sepse kemi përballë një skuadër të madhe si Spanja,siҫ e dinë të gjithë. Do japim maksimumin dhe shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv që do na ndihmojë për të ardhmen tonë. Dihet që Spanja është një nga skuadrat më të mirë për mbajtjen e topit dhe bën lojë të shpejt.

Ne kemi provuar këtë ditë dy mënyra që duhet të bëjmë mirë në fushë: e parë që duhet të qëndrrojmë të kujdeshëm mbrapa duke pritur dhe e dyta që nëse shikojmë se kemi një mundësi të mirë për të sulmuar ose bërë presion do të shkojmë përpara. Nesër për mbrojtjen do të jetë një test i madh sepse Spanja është një skuadër e madhe që bën lojë të shpejtë, mbajnë mirë topin siҫ e thashë edhe më parë dhe për ne do të jetë një provë e madhe. Atmosferra në skuadër është shumë e mirë.

Po i mungonin njëri-tjetrit sepse kishim disa muaj që nuk po takoheshim dhe grumbulloheshim. Me të vërtetë jemi shumë mirë, të kënaqur që jemi prap bashkë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin nesër”, u shpreh Elseid Hysaj përpara mediave të pranishme në stadiumin RDCE të Barcelonës./Fshf/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!