Kuartararo ‘pole position’, Markez rrëzohet sërish
Rikthehet kampioni. Në garën e dytë të Botërorit 2022 në MotoGP e cila do të zhvillohet nesër në pistën e Mandalika (Indonezi) do të kemi një start me Fabio Kuartararon në krye.
Francezi i Yamaha siguroi këtë mengjes ‘pole position’ ndërsa në pistën që garohet për herë të parë arriti kohën 1’31”067.
Pas Kuartararos u radhitën Horge Martin dhe Johan Zarko me Dukati Pramac. Sakaq Dukati Gresini me pilotin fitues të Çmimit të Madh të Bahrenit u pozicionua në vend të 5-të.
Ende larg optimales edhe spanjolli Mark Markez. Tetë herë kampioni i botës mbi motorrë u rrëzua dhe nesër pritet të niset nga vendi i 15-të.
Cmimi i Madh i Indonezisë të dielën në orën 08:00/Sportiim.al/