Brdariç: Kemi kapacitete për ta mundur Partizanin

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç si zakonisht nuk ka munguar para mediave sportive për të folur për ndeshjen e radhës. Këtë herë i është dashur të flasë për situatën para takimit të së shtunës ndaj Partizanit.

Brdariç:

Partizani-“Kemi shumë dëshirë për t’u përballur në këtë ndeshje të fortë me Partizanin. Jemi plot fuqi dhe kemi shumë dëshirë që t’u shkaktojmë atyre humbjen. Është diçka e mirë që kemi shumë lojtarë që janë të aftë për të luajtur. Ajo që është e rëndësishme për mua është fakti që lojtarët të jenë mirë jo vetëm fizikisht, por edhe në anën mentale, mendërisht të jenë shumë mirë.

Golat? Nesër do të jetë një përballje shumë interesante me Partizanin. Kemi një ekip shumë të aftë për të shënuar gola, por duhet të gjejmë një balancë të mirë mes sulmit dhe mbrojtjes, nesër dhe në çdo ndeshje. Mund të kemi lojë ofensive, por baza është mbrojtja.

Nesër varet çdo gjë nga ne. Të dyja ndeshjet kundër Partizanit kanë qenë shumë të ngushta. Nesër do e bëjnë diferencën detajet. Duhet të fokusohemi dhe të përqendrohemi te gjërat thelbësore. Nëse i lejojmë hapësira, Partizani është një ekip që luan shumë mirë futboll.

Ata kanë marrë edhe sulmuesin e ri Skuka, i cili ka shënuar disa gola. Ne duhet të mundohemi të krijojmë raste të shumta shënimi, të mbrohemi mirë dhe të ruajmë fokusin për 90 minuta.

Tifozët? Gjithmonë kemi nevojë për tifozët tanë. Ultrasit janë një ndihmë shumë e madhe për lojtarët dhe për ne, i falënderoj për mbështetjen që na japin. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që i shohim ashtu, shpresoj që nesër të jemi të aftë të festojmë së bashku”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!