FIFA pezullon kampionin e Botës për dy ndeshje
Emiliano Martinez, numri një i Aston Vilës në Premier League dhe Argjentinës, do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares së tij kundër Venezuelës dhe Bolivisë.
Kështu ka vendosur FIFA, e cila e ka justifikuar sanksionin duke folur për “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme”.
Lojtari i lindur në vitin 1992 pagoi goditjen që i dha një kameramani në fushë gjatë ndeshjes që humbën kundër Kolumbisë dhe festës së diskutueshme me trofeun e Kupës së Amerikës.